Tenori Ramë Lahaj vjen në Prishtinë, mban koncert më 1 gusht

25 korrik 2019 | 14:43

Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, do të vjen në Prishtinë për të performuar në sheshin “Skënderbeu” më 1 gusht.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë në “Facebook” vet Lahaj. Me këtë rast, ai ka ftuar të gjithë fansat e muzikës serioze që ta shijojnë koncertin.

“Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoj se me datën 1 gusht 2019, në orën 20:30, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të mbajnë koncertin ‘Ramë Lahaj & Friends’. Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku”, ka shkruar ai.

Nikoqire e koncertit “Ramë Lahaj & Friends” është Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ia ka dalë në jetë vajza e Bronksit. Jennifer Lopez…