Tensione në ujërat e Libisë, fregatat turke dhe greke përballë njëra-tjetrës

11 qershor 2020 | 10:29

Një fregatë nga Marina Greke, e cila po merr pjesë në misionin detar të BE-së në brigjet e Afrikës ka ndjekur një anije turke që dyshohet se transportonte armë në Libi, duke shkelur embargon e armëve të vendosura nga Kombet e Bashkuar në vendin e shkatërruar nga lufta civile.

Sipas burimeve greke të mbrojtjes, HS Spetsai, që po merr pjesë në “Operacionin Irini” së bashku me anije të tjera të Bashkimit Evropian, i dërgoi një sinjal anijes turke, e cila shoqërohet nga dy fregata turke.

Anija në fjalë nuk u përgjigj dhe një helikopteri i Marinës Greke u nis për të kërkuar leje për të inspektuar ngarkesën. Kërkesa u refuzua nga fregatat turke që lundronin aty afër.

Raportohet se Turqia, e cila mbështet Qeverinë e Akordit Kombëtar me qendër në Tripoli, ka dërguar dhjetëra trupa ushtarakë të stërvitur pasi të dy vendet nënshkruan një seri marrëveshjesh.

Ekspertët thonë se Erdogani shpreson që krijojë një Libi që mund të ruajë dominancën politike dhe ekonomike të Turqisë në rajon.

“Motivi kryesor i Turqisë ka qenë të parandalojë që Libia të bjerë nën kontrollin e Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, gjë që do të ishte një goditje për interesat gjeostrategjike dhe ekonomike të Ankarasë, jo vetëm në vetë Libinë, por edhe në Mesdheun Lindor,” tha Nigar Goksel, drejtori i sektorit turk të Grupit Ndërkombëtar të Krizave për VOA.

Që kur iu bashkua zyrtarisht luftës në janar,Turqia ka vendosur forcat e saj ushtarake, supozohet së bashku me milicitë siriane, në Libi. Me gjithë embargon e rreptë të armëve të imponuar në Libi nga Kombet e Bashkuara, Ankaraja ka furnizuar gjithashtu me dronë dhe mbrojtje ajrore për Qeverinë e Akordit Kombëtar të njohur nga OKB.

Përfshirja e saj ushtarake është dënuar me forcë nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Qipro dhe Franca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës…