Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit në nivelin më të lartë. Vazhdojnë sulmet me armë dhe akuzat e ndësjellta

10 maj 2025 | 12:42

India ditën e sotme e përshkroi si një përshkallëzim të rrezikshëm valën e sulmeve të nisura nga Pakistani me dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi në shenjë hakmarrjeje, sipas Islamabadit, për sulmet e Nju Delhit. Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Pakistanit tha të shtunën se nëse India ndalon përshkallëzimin, edhe Islamabadi do të ndalet.

“Nëse ka sadopak logjikë, India do të ndalet dhe nëse ata ndalen, edhe ne do të ndalemi”, tha Ministri i Jashtëm Ishaq Dar para kameras, duke folur për një stacion televiziv lokal.

Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i Forcave Ajrore Indiane akuzoi Pakistanin për kryerjen e “veprimeve agresive duke përdorur aktorë të shumtë kërcënues” rreth kufirit perëndimor të Indisë. Ai tha se përdori një sërë armësh, duke përfshirë dronë dhe armë me rreze të gjatë veprimi, “për të synuar infrastrukturën civile dhe ushtarake”.

Më parë, kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif mblodhi Autoritetin e Komandës Kombëtare – organin më të lartë vendimmarrës për çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë ato që lidhen me arsenalin bërthamor të vendit. Pakistani njoftoi në agim nisjen e një operacioni të koduar “Bunyan-un-Marsoos” kundër Indisë, me një breshëri sulmesh me raketa kundër instalimeve ushtarake.

Sulmet hakmarrëse nga pala pakistaneze filluan disa orë pasi avionët luftarakë indianë lëshuan raketa kundër bazave ajrore Murid, Sorkot dhe Nur Khan. Në fakt, baza e fundit ndodhet pranë kryeqytetit Islamabad.

Ushtria pakistaneze pretendon gjithashtu se ka shkatërruar një sistem mbrojtës ajror S-400 në rajonin e Ishujve Andaman dhe Nicobar të shtetit Punjab në Indinë veriperëndimore, një vend magazinimi të raketave balistike BrahMos në rajonin Beas, ndërsa ka goditur gjithashtu aeroportin Pathankot në Punjab dhe bazën ajrore Udhampur në Kashmirin Indian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj,…