Ter Stegen: Shpresoj që Messi të vazhdojë i lumtur te Barça

20 nëntor 2020 | 10:06

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter-Stegen, shpreson që Lionel Messi të bindet që të qëndrojë  në “Camp Nou”.

Gjashtë herë Topi i Artë kërkoi gjatë verës që të largohet nga katalunasit, mirëpo në fund zgjodhi që të qëndrojë së paku edhe për një stinor te ta.

“Është gjithnjë një avantazh që ta kesh Messi-n në ekip sepse ai mund të shënojë gola nga asgjëja – kjo e bën të veçantë”, ka thënë Ter Stegen.

“Shpresoj që ai të vazhdojë këtu dhe të mund të jetë i lumtur. Duhet t’ia jepni mundësitë që të jetë mbi gjëra sepse ai është një pjesë ekstremisht e rëndësishme e lojës tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30 % të…