Tërheqja e ambasadorit nga Haga, deputetja e PDK-së: Qeveria Kurti po synon ta vështirësojë mbrojtjen e çlirimtarëve në Speciale

20 maj 2021 | 13:51

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas shkarkimit të disa ambasadorëve nga ana Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo ka thënë se ambasadorёt e Kosovёs nuk janё armiq tё qeverisё. Në këtë kontekst, Musliu-Shoshi ka theksuar se tërheqja e ambasadorit nga Haga tregon se Qeveria Kurti po synon ta vështirësojë edhe më tej mbrojtjen e çlirimtarëve në Gjykatën Speciale.

“Ështё skandaloze, por pjesё e veprimeve tё javёve tё fundit, qё Kosova tё tёrheqё Ambasadorin nga Haga, i cili përveç që njeh veprimtarinё e Gjykatёs Speciale dhe komunikimin me tё nё emёr tё shtetit tё Kosovёs, ka pasur marrёdhёnie dhe kontakt personal me tё gjithё tё çlirimtarët qё po mbahen padrejtësisht nё Hagё, si ish-presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe të tjerë”, ka thënë Shoshi në një konferencë për medie.

‘Vendimi i dyshes Kurti – Osmani për ambasadorët, skandaloz dhe i dëmshëm për Kosovën’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija…