Tërhiqet kërkesa për ekstradim të shtetasit turk Ugur Toksoy

14 dhjetor 2017 | 12:03

Prokurori Ali Rexha ka tërhequr sot kërkesën për ekstradimin e shtetasit turk Ugur Toksoy.

Ugur Toksoy po kërkohet nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gulenit.

Ai ishte arrestuar në fund të muajit tetor, ndërsa më pas i ishte caktuar paraburgimi. Toksoy nga paraburgimi u lirua më 3 nëntor, me dorëzani prej 5 mijë eurosh.

Tërheqja e kërkesës për ekstradim për Ugur Toksoyin, e bëri atë të thotë se sot në Kosovë pa drejtësi, raporton Kallxo.com.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, përmes një postimi në…