Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive për zgjedhjet në veri

07 dhjetor 2022 | 10:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 112, Lëvizja Vetëvendosje 115, Partia e Serbëve të Kosovës 113, Iniciativa Qytetare Mitrovica 111 dhe Slagjana Pantoviq me numër 114.

Zgjedhjet për komuna do të mbahen më 18 dhjetor ndërsa për dy kuvende komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

Me këtë rast kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se kanë marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, tha se…