Tërmet 7.5 ballësh në Peru

28 nëntor 15:37

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë të Rihterit ka goditur Perunë herët në mëngjesin e së dielës.

Epiqendra e tërmetit u raportua në rajonin e Amazonas, por u ndje edhe në kryeqytetin Lima dhe qytete të tjera fqinje.

Tërmeti kishte një thellësi të regjistruar prej 112 km, sipas Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë të Perusë

Nuk është raportuar ende për dëme të mëdha apo alarme për cunami, raporton CNN.

Më herët të dielën, një tërmet me magnitudë 5.2 goditi vendin me epiqendër në El Callao, Lima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…