Ky është numri rasteve aktive me Covid në Kosovë

28 nëntor 2021 | 15:24

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të reja të infektimit me Covid.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas ministrisë, në total numri i rasteve aktive është 335.

“Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.  Në total numri i rasteve aktive është 335”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…