Gjashtë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

28 nëntor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të reja të infektimit me Covid.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.  Në total numri i rasteve aktive është 335”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…