Tërmet i fuqishëm në Argjentinë (Video)

19 janar 2021 | 11:39

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur në provincën e San Juan-it në Argjentinë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, dridhjet e forta të tokës janë pasuar nga disa pasgoditje. Disa tërmete të tjera me magnitudë 5, 4.9 dhe 5.3 ndodhën në të njëjtën zonë.

Por për ekspertët kjo gjë është normale pasi janë tërmete që vijnë pas goditjes kryesore. Sipas të dhënave, nuk ka pasur raportime për cunami. Guvernatori i San Juan, Sergio Unac, u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë të qetë pas tërmetit të fortë.

“Le të vendosim në praktikë të gjithë masat që kemi marrë për të parandaluar incidentet dhe të bashkëpunojmë për çdo gjë që është e nevojshme”, tha ai.

Sipas të dhënave, tërmeti kishte një thellësi prej 20 kilometrash. Gazetari i CNN në Argjentinë Agostina Montaño tha se tërmeti ishte shumë i fortë dhe gjërat filluan të binin nga raftet.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por vetëm për dëme materiale./tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…