Tërmet i fuqishëm në Turqi, shtatë të vdekur

23 shkurt 2020 | 11:10

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën, të dielën, në pjesën lindore të Turqisë kur një tërmet i fuqishëm u regjistrua në kufi me Iranin, thanë autoritetet.

Dridhjet nga një tërmet me madhësi 5.7 ballë, me qendër në veri-perëndim të Iranit u ndjen gjithashtu në provincën Van të Turqisë.

Disa ndërtesa u dëmtuan dhe shumë njerëz janë bllokuar nën rrënoja, tha Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu në një konferencë shtypi, njofton AA.

Ai shtoi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë dërguar në rajonin e goditur nga tërmeti.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë lindore në fillim të këtij viti duke shkaktuar vdekjen e 41 personave dhe duke plagosur 1.600 të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Kosovë përmes rrjeteve sociale ka mbështetur futbollistin…