Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra

25 mars 2020 | 12:06

Një tërmet ka goditur Greqinë rreth orës 09:49 të kësaj të mërkure.

Sipas EMSC tërmeti ka qenë i shkallë 4.0 rihter me një thellësi  2 km. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të Greqisë.

Sipas të dhënave në EMSC epiqendra e lëkundjes sizmike ka qenë 6 km në veri lindje të Kanallakios, vetëm 47 kilometra larg Janinës.

Greqia është një zonë shumë sizmike dhe për pasojë lëkundjet janë të shpeshta. Deri më tani nuk është raportuar për dëme./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…