
Tërmeti godet Kretën
08 maj 2022
| 16:22
Një tjetër tërmet i fortë ka goditur mesditën e së dielës ishullin e Kretës. Forca e tërmetit ka qenë 4.3 ballë.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale. Kujtojmë që prej disa muajsh Greqia dhe ishujt përreth kanë qenë nën goditjen e vazhdueshme të tërmeteve, por që fatmirësisht nuk kanë pasur pasoja në njerëz.