Tërmeti i mbrëmshëm çau muret e banesave edhe në Korçë (VIDEO)

10 janar 2022 | 08:17

Lëkundjet e tërmetit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter kanë pasur epiqendrën rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit të Korçës.

Në redaksinë e Ora News kanë mbërritur pamjet e para të një banese që ka pësuar të çara dhe rënie të ngjyrës.

Video ka është nga një banor i zonës.

Ministrija e Mbrojtjes ka ngritur në gadishmëri shtabet e emergjencave civile, por nga raportimet e para nuk u njoftua për dëme.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti serb Novak Gjokoviq raportohet se e ka fituar çështjen…