Tërmeti “live” në studion e lajmeve në TV të Shqipërisë, ja si reagojnë prezantueset

28 janar 2020 | 23:12

Lëkundjet e tërmetit të orës 21:15 minuta janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në Ora News dhe në emisionin “Tempora”.

Siç shihni edhe këto pamje, spikerja e lajmeve në momentin e tërmetit është frikësuar, por ka vazhduar duke prezantuar lajmet.

E njëjta situata ndodhi edhe në studion e emisionit “Tempora”.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Hamalle të Durrësit me magnitudë 5.5.

Në Durrës njerëzit kanë filluar që të dalin nga shtëpitë edhe pse është shi.

Mediat nga Tirana raportojnë se tërmeti ka qenë i fuqishëm, ndërsa është pasuar edhe nga një pasgoditje tjetër.

Tërmeti është ndjerë edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmet për përhapjen e “Coronavirus” po sundojnë mediat botërore. Dhjetëra…