‘Terminatori’ merr vaksinën kundër koronavirusit

21 janar 2021 | 01:15

Legjenda e “Terminator”, aktori Arnold Schwarzenegger ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Ylli 73-vjeçar i Hollivudit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë postoi një video të tij duke marrë dozën në Dodgers Stadium, që u kthye në një qendër massive vaksinimi.

Në një postim në Instagram, aktori inkurajoi të gjithë njerëzit që kanë të drejtë të vaksinohen, të marrin dozën e tyre.

“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në radhë. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh!”, shkruan aktori në Instagram.

Aktualisht, në Los Angeles County, ata që janë 65 vjeç e lart kanë të drejtë për vaksinim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin Pressing të T7, ka dhënë…