Tërmkolli, presidentes Osmani: S’bëhet politikë korridoreve të OKB-së, s’jemi në vitet e ’90-ta

19 shtator 2021 | 14:00

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Tërmkolli nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se dikush duhet t’i tregojë presidentes se nuk është koha e bërjes së politikës në korridoret e OKB-së.

Ajo ka thënë se vizita e Osmanit do të kishte kuptim nëse do të takohej me presidentin e ShBA-së ose me sekretarin e shtetit apo me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së.

Postimi i plotë i Tërmkollit:

Presidentja e Kosovës në ShBA!

Dikush duhet t’i tregojë Presidentes së Kosovës, shtet i pavarur, se nuk është kohë e bërjes së politikës në korridoret e selisë së OKB-së! Në vitet 90-ta mund të kuptohej që edhe një president apo ministër apo kushdo qoftë që merrte pak erë në politikë e diplomaci të shkojë në selinë e OKB-së për të lobuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Madje kjo ishte e dobishme edhe deri në vitin 2008, kur Kosova u njoh nga shumica e vendeve të botës shtet i pavarur.

Sot, vizita e presidentes në ShBA do të kishte kuptim po të takohej me presidentin e ShBA-ve, z. Biden ose së paku me Sekretarin e Shtetit, z. Blinken, ose ose edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së-!

Ministrja e Jashtme e Kosovës edhe mund të “lobojë” për njohje të reja për Kosovën “në margjina” të Sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, përderisa edhe pas shumë muajve, ende nuk e kanë emëruar një ambasador/e në ShBA!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në fund të…