Ministrja Hajdari: Deri në fund të vitit do t’i rishikojmë 20 ligje

19 shtator 2021 | 13:55

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në fund të vitit do të finalizojë njëzetë plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster.

Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë projektligji për investime strategjike, projektligji për zonat ekonomike, konkurrencën, turizmin dhe projektligji për inspektoratin.

Udhëheqësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, ka thënë për “Kosovapress”, se do të rishikojnë gjithçka, pasi dëshirojnë qasje gjithëpërfshirëse dhe jofavorizuese.

“Pas analizës së industrisë dhe finalizimit të planit të programit qeveritar për zhvillim industrial, kemi mundësinë edhe për politikën e investimeve, politikën për inovacion dhe ndërmarrësi dhe politiken tregtare, me fokus politikën për eksporte. Është me rendësi të lartë t’i promovojmë ato mundësi industriale edhe për eksport dhe për të përmirësuar programin tregtar. Kemi edhe shumë programe të tjera, sidomos në rishikim të ligjeve të cilat janë afërsisht 20 që po i rishikojmë këtë vit”, ka thënë ajo.

Krahas këtyre, ministrja Hajdari ka bërë me dije se javën e ardhshme do të dërgojnë në qeveri për miratim Projektligjin për turizëm.

I njëjti, sipas saj, është shumë i rëndësishëm për vendin.

“Në fushën e turizmit çka e kemi në plan është e para strategjia që është në finalizim, është ligji që veçse është finalizuar dhe do të paraqitet në Qeveri në mbledhjen e radhës po shpresoj, pasi janë edhe disa gjëra që do të analizohen dhe e treta është brendimi i Kosovës. Pasi ne së bashku me partnerët ndërkombëtar dhe unionin e turizmit jemi duke munduar sa më shumë të punojmë këtë vit për të finalizuar dokumentin për brendimin e Kosovës, pasi kemi shumë çfarë të paraqitim në fushën e kulturës dhe trashëgimisë”, ka thënë Hajdari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbrojtur me “forcë” nismën…