Tërnava jep mesazhin për Fitër Bajram

20 prill 2023 | 10:38

E enjtja e 20 prillit është dita e fundit e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Pas 30 ditë agjërimi, sakrifice e solidariteti, besimtarët myslimanë do të festojnë të premtën më 21 prill Fitër Bajramin.

Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, do t’i drejtohet komunitetit mysliman me një mesazh me rastin e “Bajramit të Madh”.

Ngjarja do të mbahet në ora 11:00 në selinë e BIK-ut.

Nesër namazi i faljes së Fitër Bajramit, do të bëhet në ora 06:23.

Klan Kosova do ta transmetojë drejtpërdrejtë faljen e Bajramit nga Xhamia “Ibrahim Devolli” në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e përkohshme e Afganistanit ka liruar 2,460 të burgosur…