Tesla Model 3, vetura më e shitur në Evropë gjatë shtatorit

07 nëntor 2021 | 09:09

Nuk është dashur shumë kohë që veturat elektrike të marrin plotësisht primatin mbi modelet e veturave me naftë dhe atyre me benzinë.

Kështu gjatë shtatorit të këtij viti, në Evropë janë regjistruar 24.591 njësi të Tesla Model 3, e këtë sukses po e ndjekin edhe modelet tjera elektrike të markave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë në histori që veturat elektrike bëhen më të shitura në Evropë, por të njëjtën kohë hera e parë që bëhet fjalë për një veturë të prodhuar jashtë Bashkimit Evropian.

Tesla shiti 6.327 njësi të Model 3 më shumë në raport me Renault Clio, që  u rendit në vendin e dytë si vetura më e shitur në Evropë gjatë shtatorit.

Gjithashtu Model 3 falë shitjes intensive të fushatës Tesla ka lëvizur nga vendi i 17-të sa i përket shitjes mujore të veturave në gusht, duke u pozicionuar në të parin gjatë shtatorit, ku shitja e 7.826 njësi mbërriti në 24.591 njësi të shitura.

Model 3 gjithashtu ka shënuar rritje prej 58 për qind në raport në raport me shitjen e shtatorit të vitit të kaluar.

Lista e plotë e veturave më shitura në Evropë gjatë shtatorit të këtij viti dukej kështu:

Tesla Model 3

Renault Clio

Dacia Sandero

Volkswagen Golf

Fiat 500

Vauxhall Corsa

Peugeot 2008

Hyundai Tucson

Peugeot 208 10 . Renault Captur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta,…