“Tesla” prezanton robotin e ri

23 gusht 12:26

Ky është roboti që do t’ua heqë qafe njerëzve punët e bezdisshme dhe të mërzitshme.

Quhet “Tesla Bot” prototipi i parë i të cilit do të shfaqet vitin e ardhshëm nga gjiganti amerikan i teknologjisë së lartë në mbrojtje të mjedisit “Tesla”.

Roboti me një pamje të ngjashme me atë të njeriut është 1 metër e 70 centimetra dhe lëviz me një shpejtësi prej deri 8 kilometrash në orë.

Gjatë prezantimit të projektit filmik, kreu i Teslës, Elon Mask, tha se ky humanoid është projektuar për të bërë të pjesën më të madhe të punëve fizike që njerëzit i konsiderojnë të rrezikshme, me veprime të përsëritura dhe që nuk pëlqehen nga shumica e popullsisë.

Se kur do të hidhet në treg dhe cila është kostoja e përafërt, kjo mbetet për t’u parë, pasi jo gjithmonë Mask u ka qëndruar besnik objektivave të tij me produktet e Teslës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Gashi (Emin Emini, “Një Moirë dhe një tregim dhe…