Testi i doli negativ, vdiq infermierja nga Covid-19

31 korrik 2020 | 21:52

Një infermiere 43-vjeçare nga Spitali Shtetëror i Argjentinës në Buenos Aires ka vdekur nga koronavirusi, edhe pse para 24 orësh u deklarua e shëruar.

Marina Mariangeli vdiq pasi mori dritën jeshile për të dalë nga spitali, ku kishte qëndruar për 20 ditët e fundit. Ajo u shtrua pasi filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë shqetësim, pas testit, doli pozitive me koronavirus.

Përgjatë një jave ajo kishte qëndruar me tub respirator për frymëmarrje artificiale, por e kishte marrë veten më vonë.

Pas tri komplikimesh, dhe kur çdo gjë dukej se po shkonte mirë, asaj i bën një tjetër test, që rezultoi negativ. Pasi u zhvendos në banesën e saj, problemet shëndetësore iu rishfaqën sërish dhe vdiq gjatë rrugës për në spital në ambulancë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet…