Tetë milionë euro donacion nga Zvicra për sektorin e ujërave

05 dhjetor 11:04

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë zvicerane për bashkëfinancim dhe mbikëqyrje financiare të programit mbështetës për ujësjellës dhe kanalizime në zonat rurale.

Ministri Valdrin Lluka dhe Alan Brown udhëheqës i programit të ekipit Dorsch (Dorch International Consultants), nënshkruan këtë memorandum mirëkuptimi, i cili ndër të tjerash mundëson ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza në mbështetje të objektives së qasjes gjithëpërfshirëse, infrastrukturën e komponentëve për zhvillim duke i përfshirë edhe procedurat për operim dhe mirëmbajtje, zvogëlimin e ujit të pafaturuar, marrjen e mostrave dhe monitorimit të cilësisë së ujit, mbrojtjen e resurseve ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike, efiçencën e energjisë, dhe zhvillimin e marrëdhënieve me konsumatorë në vende të ndryshme anembanë Kosovës.

Qeveria e Kosovës në ketë projekt do të kontribuojë 10 milionë euro, ndërsa Dorsch dhe qeveria zvicerane me afro 8 milionë euro. Ky projekt është në fazën e VI dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Gjithashtu ky projekt do të mundësojë integrimin e ujësjellësve të vegjël dhe ato vetanake në sistem rajonal të ujësjellësit, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke rritur sigurinë në ujë të pijshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Emin Kabashi Këshilltar shkencor Instituti Albanologjik i Prishtinës…