Tetë raste të reja me Covid në Premier Ligë

25 janar 2021 | 16:53

Premier League ka konfirmuar se tetë raste pozitive të koronavirusit janë regjistruar në javën e fundit të testimit.

Kjo është sa gjysma e numrit të regjistruar të rasteve pozitive javën e kaluar.

Rezultatet u morën gjatë dy raundeve të testimit të 2,518 lojtarëve dhe stafit të klubit.

Ato përfaqësojnë një rënie tjetër në rastet pozitive. Më së shumti raste të regjistruara kanë qenë midis 28 dhjetorit dhe 3 janarit, gjithsej 40 raste pozitive me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka…