Tetë të vrarë në Odesa nga sulmet e Rusisë

24 prill 2022 | 10:55

Tetë persona janë vrarë nga bombat ruse në Odesa, ka njoftuar një zyrtar rajonal në lindje të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, ka thënë se dy tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në 24 orët e fundit.

Forcat ruse gjithashtu kanë kryer sulme në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, që u godit rëndë nga sulmet ajrore – përfshirë ato me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndryshe Ukraina po vazhdon luftimet kundër ushtrisë pushtuese ruse, e cila nuk po zgjedh objektivat – duke mos i kursyer për asnjë moment civilët ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Will Smith ka qenë në qendër të vëmendjes pas…