Tetë u shëruan, 20 pacientë me Covid-19 në Pejë në gjendje të rëndë

27 nëntor 2020 | 08:38

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë që kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Sipas një njoftimi në këtë spital, aktualisht janë duke u trajtuar 112 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në respirator, 87 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 4 foshnja, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 678 analiza. 5 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme si dhe 167 shërbime radiologjike: 116 rëntgen, 34 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00…