Tetori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

20 tetor 2019 | 14:10

Muaji tetor ose muaji rozë, siç njihet në Botë, është muaji përgjatë së cilit zhvillohen aktivitet të ndryshme të cilat kanë për qëllim promovimin dhe edukimin shëndetësor me synim të parandalimit dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Andaj edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenës Sociale në Komunën e Lipjanit gjatë këtij muaji, përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Njësinë e Diagnostikës do mundësoj që ekzaminimi i gjirit të bëhet pa pagesë për të gjitha gratë të cilat kanë rekomandimin e mjekut për një gjë të tillë.

“Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë kanceroze tek gratë dhe njëri ndër shkaktaret më të shpeshtë të vdekjes së grave të moshës 45-55-vjeçare. Megjithatë kjo sëmundje mund të trajtohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka vazhduar me…