Tetuta Arifi propozohet për ambasadore në BE

31 mars 2022 | 15:10

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë me dije se Teuta Arifi është propozuar të jetë ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, respektivisht në Bruksel.

Ahmeti ka thënë se Arifi mund të kontribuojë që Maqedonia e Veriut të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian pasi sipas tij ajo e njeh këtë proces .

Ahmeti ka thënë se ajo është kompetente në këtë fushë, për shkak të përvojave të mëhershme që ka pasur.

Arifi ka qenë zëvendëskryeministre për integrime evropiane dhe kryetare e Komunës së Tetovës.  Arifi mund të kontribuojë në integrimin e vendit në BE për shkak të lidhjeve të më hershme në rajon dhe në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj e ka cilësuar…