Teuta Arifi dekorohet me “Urdhrin e Yllit të Italisë”

23 shtator 2020 | 12:30

Në një ceremoni në Ambasadën e Italisë, kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, informojnë nga kabineti i saj.

Kjo dekoratë është ndarë për kontributin në promovimin e vlerave të kulturës dhe gjuhës italiane jashtë vendit.

“Së shpejti në Tetovë do të bëjmë funksionalizimin e këndit të librit italian, që do të shërbejë si urë lidhëse kulturore mes dy vendeve. E falënderoj Ambasadorin Carlo Romeo për nderin dhe mikpritjen, dhe besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave dhe praktikave progresive evropiane në vendin tonë”, theksoi Arifi.

Kjo mirënjohje italiane për herë të parë filloi të ndahet nga presidenti i atij shteti nga viti 2011.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Abdullahu 1). Darkën relaksuese mbrëmë në Beograd  ku ishin…