Thaçi bën homazhe në nderim të Nexhmije Pagarushës

09 shkurt 2020 | 11:20

Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.

Aty ka bërë homazhe edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Sot, në ceremoninë mortore i bëmë nderimet e fundit për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën. Kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne”,  ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Syla është zgjedhur deputet për herë të parë në…