Thaçi: Beteja e Likoshanit dhe Qirezit shënon fillimin e largimit të Serbisë nga Kosova

28 shkurt 2019 | 15:19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar betejën e UÇK-së dhe masakrën e Likoshanit dhe Qirezit në 21-vjetorin e saj.

Ai ka thënë se kjo betejë shënon fillimin e largimit të shtetit serb nga Kosova.

“Në 21-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, i kujtojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët e këtyre dy fshatrave të Drenicës. Beteja e UÇK-së te “Lisi Gjashtënjak” me patrullat e policisë serbe ishte fillimi i largimit të shtetit serb nga Kosova. Të nxitur nga humbjet në këtë betejë, makineria policore serbe më pas kishte sulmuar familjet e pafajshme në shtëpitë e tyre. Kosova tashmë kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri. Por, vetëm sakrifica gjithëpopullore, rezistenca e UÇK-së dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të ShBA-së, BE-së, NATO-s dhe të fitoi lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen me gjigantin…