Thaçi bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë

10 prill 2018 | 19:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.

“Ne biseduam për Samitin e Sofjes, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Unë theksova nevojën e qartësimit të perspektivës evropiane për Kosovën, si parakusht për krijimin e një dinamike të re në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

Ne biseduam për Samitin e Sofjes, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Unë theksova nevojën e qartësimit të perspektivës evropiane për Kosovën, si parakusht për krijimin e një dinamike të re në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE.

Samiti i Sofjes për Kosovën është një shans i ri i avancimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Ishte qëndrim i përbashkët që duhet të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një domosdoshmëri për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari për siguri të brendshme i presidentit amerikan Donald Trump,…