Këshilltari i Trump për siguri kombëtare jep dorëheqje

10 prill 2018 | 19:31

Këshilltari për siguri të brendshme i presidentit amerikan Donald Trump, Tom Bossert, ka dhënë dorëheqjen sot, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders.

“Presidenti është mirënjohës për angazhimin e Tom për sigurinë dhe sigurinë e shtetit tonë të madh. Tom udhëhoqi përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur kombin nga kërcënimet terroriste, për të forcuar mbrojtjen tonë kibernetike dhe për t’iu përgjigjur një serie të veçantë fatkeqësish natyrore”, tha Sanders.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë ftuar kryeministren britanike…