Thaçi dekoroi ambasadorin Kai Eide me Medaljen Presidenciale

05 prill 2018 | 15:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2005, ambasadorin Kai Eide.

Për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidenti Thaçi e ka dekoruar ambasadorin Eide me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha sukseset e Kosovës, që nga liria deri te shtetndërtimi, janë ndërmarrje e përbashkët e popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë që i ka Kosova në tërë botën.

Ndërsa ambasadori Kai Eide, ka thënë se është i nderuar me vizitën dhe dekoratën presidenciale, si dhe ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për të arriturat në dy dekadat e fundit.

Raporti i ambasadorit Eide mbi situatën politike në Kosovë për sekretarin e atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, rezultoi me fillimin e negociatave për definimin e statusit, proces që përfundojë me pavarësinë e Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar të…