Veseli: Rezalla, çerdhe e UÇK-së

05 prill 2018 | 15:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar të rënët në masakrën e fshatit Rezallë të Skenderajt.

Ai ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë sakrificën e popullit të saj për liri.

“Rezalla e qëndresës, çerdhe e Ushtrisë tonë të lavdishme, më 5 prill 1999, përjetoi tragjedi të paparë, me ç’rast u masakruan 98 qytetarë të pafajshëm. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica. Në themelin e lirisë tonë dhe pjesë e kujtesës tonë, Rezalla me dhimbjen e vet, rrezaton obligim, për ta bërë shtetin tonë të denjë për brezat, pjesë e vlerave integruese euroatlantike. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje interesante do të zhvillohet sonte në gjysmëfinale të Evropa…