Thaçi dekoron ish-presidenten Jahjaga

23 shkurt 11:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-presidenten Atifete Jahjaga  me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi, ka thënë se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidenten Jahjaga, ngase kontributi i saj udhëheqës që ka pasur për proceset në vend ka qenë i pakontestueshëm.

Kurse ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka thënë se e çmon vendimin e presidentit Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…