
Thaçi dekoron pas vdekjes luftëtarin Hakif Rexha-Rimanishta
31 dhjetor 2019
| 13:15
Me urdhrin “Hero i Kosovës”, pas vdekjes, presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar luftëtarin e lirisë Hakif Rexha – Rimanishta, bashkëluftëtar i komandantit Shaban Polluzha.
“Historia e lirisë së Kosovës ka një trashëgimi të pasur të përpjekjeve për çlirim. Hakif Rexha ishte gjyshi i heroit të Kosovës, Afrim Zhitia”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.