Për popullin tim!

31 dhjetor 2019 | 12:49

Shkruan: Arieta Mjeku – Azizi

O populli im, o ju njerëzit e mi, ju që jeni shumë inteligjentë, ju që jeni shumë human, ju që jeni fytyra më e bukur në botë!

Ju, që ndihmuat njëri tjetrin me shekuj.

Ju, që bota ju njohu si popullin i cili nga përvoja të shumta në jetë (stërgjyshërit tanë) na lanë fjalë që ende po t’u përmbahemi, gjithçka do të shkonte më mirë.

Pse nuk duheni ndërmjet vete më, ku e latë dashurinë që ju bëri të njohur si popull gjithandej!?

Ne nuk jemi njerëz të këqinj, jemi human, jemi inteligjentë, por gjithmonë të pushtuar, ndoshta kjo edhe u ngjalli qenieve të tjera njërëzore zili në këtë Univers, duke e shfrytëzuar frikën, padjallëzinë, humanizmin, butësinë tonë, sepse qëllimi ishte dhe vazhdon të jetë përulja e njerëzve që mendojnë çdoherë për një rehati dhe qetësi shpirtërore, për një botë që ndryshon për të mirë.

I dëgjoj shumë nga populli im duke thënë, ç’po ndodhë kështu me ne, pse jemi prishur, pse xhelozohemi ndërmjet vete, pse atë që e mbanë me bukë po i njejti të vret!

Nëse ne fillojmë kështu, duke i prishur totalisht marrëdhëniet njerëzore besoni se, shekulli i ardhshëm do të quhet shekulli i depresioneve të thella, eh, po aty, më ilaq nuk ka, është vështirë t’i kthehemi mbrapa sëmundjes, sepse kjo sëmundje tashmë veq ka filluar të avancojë.

Tregoni, rrëfehuni, mos keni frikë, pse keni filluar të bëheni të këqinj, keni filluar që nga rrethi familjarë e më gjerë!

Shumë qartë e dini se, ajo që ne na ka mbajtë të gjallë e të mirë është dashuria ndaj njëri tjetrit.

Më e keqja është se, “ilaqin” e kësaj “sëmundje” po e dijmë, atëherë t’a mbajmë atë të gjallë në skenë.

Ka njerëz që kanë kushte jashtëzakonisht të mira financiare por, të lumtur aspak.

Ka të atillë që kanë kushte por kanë edhe lumturi, ka njerëz që nuk kanë kushte por janë ”sevdalinj të mëdhenjë” (pse jo, bravo ju qoftë), ka të atillë që në çfarëdo forme sot lumturinë nuk mund ta gjejnë askund, por prapë shohin diçka pozitive diku dhe atë hije e ndjekin nga pas.

Pra, gjithçka po lidhet me lumturinë.

Bëhuni të dashtun, mos paragjykoni ose së paku mundohuni të minimizoni gradualisht paragjykimet, mbani disciplinë kudo që jeni por buzëqeshjen mos e humbasni në asnjë moment apo rrethanë, mos ia mendoni të keqen askujt sepse ajo do të kthehet te ju. Mos mendoni se të menduarit keq do t’i bëjë keq, atij që ia mendoni të keqen. Gjithçka e menduar dhe vepruar keq, do të troket vetëm në derën tuaj.

Nëse sot jo, nesër gjithsesi!

Kur merr lajm të mirë, mundohu të pranosh atë si diçka shumë normale.

Njejtë pranoje edhe lajmin e hidhur, e di që është vështirë, por mundohu, sepse përvojat jetësore na mësuan që, çdo gjë e mirë e ka të keqen mbrapa dhe anasjelltas.

Andaj, populli im më i mirë në botë, duajeni njëri tjetrin fort!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2019 në fushën ekonomike është karakterizuar kryesisht me debatin…