Thaçi dekoron Sabri Fejzullahun me Medaljen Presidenciale të Meritave

13 shkurt 2019 | 16:55

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se e ka dekoruar këngëtarin Sabri Fejzullahu me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e tij në fushën e artit.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/Image may contain: 1 person, smiling, standing and suitImage may contain: 2 people, suitImage may contain: 2 people, people smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e vdekjes se…