Thaçi dekoron veprimtarin Nazar Mehmeti me Medaljen Presidenciale

12 korrik 2018 | 20:28

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë veprimtarin e njohur shqiptaro-amerikan, Nazar Mehmeti.

“Me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot dekorova edhe veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan, Nazar Mehmetin, i cili është Kryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës. Diaspora jonë ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinalco është një nga pijet më konkurrese e cilësore në…