Thaçi dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë

21 tetor 2018 | 23:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut.

Thaçi përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që “t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Si President i Republikës së Kosovës, e dënoj ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut. Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim, të gjithë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të shprehjes e nderimit të fesë dhe monumenteve fetare. Ata që nuk i respektojnë këto të drejta dhe e prishin harmoninë tonë ndëretnike e ndërfetare, më së shumti i bëjnë dëm vetë shtetit tonë, për të cilin po punojmë të gjithë. Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e njerëzve pajtohen me idenë se ne duhet ta…