Thaçi dhe Meta në Maqedoni për Ditën e Alfabetit Shqip

22 nëntor 2018 | 11:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta do të qëndrojnë sot në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.

Në orën 19:00, presidenti Thaçi merr pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.

Ndërkaq, presidenti Meta së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të vizitojnë Çarshinë e vjetër në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Samsung” do të sjellë një inovacion të fuqishëm teknologjik me…