Thaçi dhe Miftaraj paditin Prishtinën në FFK

24 shtator 2020 | 12:38

Ish-kapiteni i Prishtinës, Armend Thaçi dhe Diar Miftaraj, prej muajit të kaluar nuk janë më pjesë e klubit më të madh në vend.

Thaçi u transferua tek Ballkani, ndërsa Miftaraj, ende nuk e ka bërë zgjedhjen. Pavarësisht se ndarja ishte me përshëndetje falënderuese, Prishtina ende nuk u ka shlyer obligimin e mbetur, sipas kontratës. Thaçi ka konfirmuar ankesën e dërguar në FFK.

“Po e kam dërguar lëndën në FFK, përmes së cilës kërkoj të më shlyhen të gjitha obligimet që shkruhen në kontratën që kam pasur me Prishtinën”, ka thënë Thaçi për “Olle”. “Sigurisht se pres të më paguhen, sepse është djersa ime që është dashur ta marrë para një viti”, ka shtuar ai.

Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, që së fundi u grumbullua edhe me Kosovën, thekson se ka biseduar paraprakisht me drejtuesit e Prishtinës. “Më kanë thënë se të lajmërohemi, por më nuk më janë përgjigjur”. Ai nuk ka dashur të zbulojë shumën e parave ose periudhën e muajve të papaguar nga Prishtina.

Diar Miftaraj largohet nga Prishtina

“Olle” ka kontaktuar edhe me Miftarajn, por ai nuk ka dashur të flasë për padinë, duke mos mohuar dërgimin e lëndës në federatë. Thaçi e Miftaraj nuk janë të vetmit që padisin ish klubet në federatë për arsyen e njëjtë. Më herët ndaj klubit të Besës së Pejës kishte një mori padish nga ish-lojtarët e tyre, kurse së fundi, ish-lojtarët e Ferizajt kanë paditur këtë klub, sikurse Kastriot Rexha që të njëjtën gjë e kishte bërë ndaj  Feronikelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka arrestuar…