Thaçi dhe Vuçiqi takohen më 24 qershor në Bruksel

19 qershor 2018 | 12:07

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen më 24 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut në nivelin e lartë politik, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Takimi që do të lehtësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini do të ketë në fokus diskutimin mbi marrëveshjet e arritura deri më tani, sfidat e zbatimin e tyre si dhe hapat e mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve, raporton “Rel”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga presidentët e shteteve apo kryeministrat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve nga të dyja shtetet.

Fillimisht, bisedimet nisën me takimet në nivelin teknik në mars të vitit 2011. Por, ndërkohë, po me lehtësimin e Brukselit, u iniciuan edhe takimet në nivelet më të larta politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit me Fondacionin…