Thaçi e përgëzon Grenellin: Rick të uroj sukses në misionin e ri

20 shkurt 2020 | 10:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar Richard Grenellin për marrjen e detyrës së drejtorit të Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare në ShBA.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se emërimi i Richard Grenell nga presidenti Trump është një zgjedhje shumë e mirë.

“Një vendim shumë i mirë nga presidenti Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të shkëlqyeshme si i Dërguar Special në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick të uroj sukses të madh në misionin tënd të ri për të mbajtur ShBA-në dhe botën të sigurtë”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me…