Thaçi: Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales Notre Dame në Paris

15 prill 2019 | 23:08

Një zjarr i madh ka përfshirë katedralen e famshme Notre Dame në Paris.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai shpreson që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka marrë tri pikë të çmuara në garën për…