Thaçi: Fjalimi i Mike Pompeo frymëzues për Evropën dhe mbarë botën

15 shkurt 2020 | 15:01

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur frymëzues fjalimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se paralajmërimi i Sekretarit Pompeo për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.

“Fjalimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ishte frymëzues jo vetëm për rajonin tonë, por për mbarë Evropën dhe botën”, ka shkruar Thaçi, përcjell Telegrafi.

“Paralajmërimi i tij për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar”.

Thaçi ka thënë se “ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh”.

“Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ibrahim Biçakçiu, shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend…