Thaçi fton kompanitë japoneze të investojnë në Kosovë

12 shtator 2019 | 08:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që më 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë.

Postimi i plotë i Thaçit në “Facebook”:

Në federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, kam prezantuar mundësitë për të investuar në Kosovë. Tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze. I ftova të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Deçan do të promovohet libri i autores së ndjerë…