Në Deçan promovohet libri i Fetnete Ramosajt

12 shtator 2019 | 08:41

Në Deçan do të promovohet libri i autores së ndjerë Fetnete Ramosaj i titulluar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në zonën operative të Dukagjinit”.

Ky libër përmban dokumente dhe raportime nga lufta e zhvilluar gjatë viteve 1998-1999.

Në këtë promovim që mbahet sot në Asamblesë komunale të Deçanit me fillim prej orës 11:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Fetnete Ramosaj vdiq më 5 prill të këtij viti.

Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë si dhe pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Shqiptar Demaçi, ka ftuar të…